Presidenti kinez Xi Jinping takoi të mërkurën homologun francez Francois Hollande në Paris. Të dy liderët rishikuan arritjet dhe eksperiencat gjatë 50 vjetëve të kaluar...
Gjatë takimit, Xi dhe Hollande ranë dakord për fillimin e një epoke të re të partneritetit të gjithanshëm strategjik mes dy vendeve.
"Duam të hartohjmë një udhërrëfyes për zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit kino-francez, dhe një bazë të mirë bashkëpunimi më të ngushtë dhe të vazhdueshëm," theksoi Xi duke shtuar se Franca ishte vendi i parë perëndimor që vendosi marrëdhënie diplomatike me Pekinin.
Hollande nga ana e tij tha se Franca dhe Kina ndajnë të njëjtin opinion për botën, duke mbështetur parimin e politikës së jashtme të pavarur.
"Marrëdhëniet Kinë-Francë luajnë rol të rëndësishëm për balancimin e fuqive globale dhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të botës," tha Hollande, duke shtuar se Franca do të përpiqet për të vendosur partneritet të gjithanshëm strategjik.
"Shpresojmë që të mbajmë lidhje të ngushta të nivelit të lartë me Pekinin dhe të thellojmë dialogun politik, për të shtuar bashkëpunimin dhe komunikim mbi çështjet rajonale dhe botërore," shtoi lideri francez. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)