Presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbayev deklaroi të martën gjatë Samitit të Sigurisë Bërthamore se situata në Ukrainë nuk do të ndikojë procesin e integrimit rajonal dhe palët do të vazhdojnë të nënshkruajnë dokumentet për krijimin e Aleancës Ekonomike Euro-Aziatike.
Nursultan tha se integrimi do të pakësojë barrierat tregtare dhe do të shtojë aftësinë konkurruese, me interes ekonomik.
Konferenca e Këshillit të Lartë të Komisionit të Ekonomisë Euro-Aziatike vendosi dhjetorin e kaluar që Aleanca e Taksave Doganore e përbërë nga Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani më 1 janar të vitit 2015 do të quhet Aleanca Ekonomike Euro-Aziatike. (Çang Çuo)