Lideri kinez tha se Kina dhe Franca kanë pasur shkëmbime të shpeshta dhe kanë perspektivë të gjerë bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë.
Gjatë dhjetëra vjetëve qendra "Biomerieux" ka bashkëpunuar me institucionet përkatëse kineze në fusha të tilla si parandalimi e mjekimi i tuberkulozit dhe kontrolli i epidemive.
Presidenti Xi vuri në dukje se Pekini po nxit reformat në sektorin e shëndetit publik dhe se përmirësimi i sistemit të shërbimit shëndetësor vlerësohet si një nga përparësitë e qeverisë. Njëkohësisht, Kina po forcon aftësinë për parandalimin e epidemive kryesore, për të rritur më tej nivelin shëndetësor të banorëve në Kinë.
Xi arriti të martën në Lion, ndalesa e parë e vizitës së tij në Francë. Më pas kryetari i shtetit i Kinës do të vizitojë Parisin, ku do të takohet me presidentin e Francës Francois Hollande. (Wang Lei/Artani)