Udhëheqësit botërorë po arrijnë në Hagë të Holandës për të marrë pjesë në Samitin e Sigurisë Bërthamore.
Forumi dyditor ka tërhequr krerë shtetesh dhe ekspertë nga e gjithë bota, duke përfshirë presidentin kinez Xi Jinping.
Liderët nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Holanda, si dhe zyrtarë të organizatave ndërkombëtare si Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike do të diskutojnë gjithashtu rreziqet e lidhura me sigurinë bërthamore.
Kryeministri holandez Mark Rutte tha se parandalimi i terrorizmit bërthamor do të jetë një nga temat kryesore. Ai beson se Kina do të luajë një rol të rëndësishëm në samit.
Delegacione nga gjithsej 53 vende do të marrin pjesë në seancën e dyditore.
Presidenti kinez Xi Jinping pritet të mbajë një fjalim në seancën e hapjes. (Leftion Peristeri)