Një avion ushtarak sirian është qëlluar nga forcat turke, në zonën kufitare ku forcat qeveritare siriane dhe rebelët luftojnë për vendosjen e kontrollit të tyre. Sipas autoriteteve turke avioni sirian kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.
Qeveria turke ka mbështetur rebelët sirianë që nga nisja e konfliktit në këtë vend, në vitin 2011. (Eda Merepeza)