PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
UNHCR: Rreth 980 mijë refugjatë sirianë në Liban
2014-03-24 10:36:31 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas raportit të Agjencisë së OKB-së për refugjatët (UNHCR), numri i refugjatëve sirianëve në Liban ka kaluar 979 mijë, 11 mijë më shumë se javën e kaluar.

Në raportin e publikuar nga UNCHR-ja të dielën në Bejrut, theksohet se është ashpërsuar konflikti i armatosur mes forcave qeveritare dhe opozitës siriane. Që nga mesi i marsit, kur forcat qeveritare siriane morën në kontroll qytetin Yabrud, afro 400 familje u shpërngulën në qytezën kufitare Aarsal.

Gjatë vizitës në Liban, zyrtari i lartë i UNHCR-së Antonio Guterres tha se kriza 3 vjeçare siriane ka shkaktuar 2.5 milionë refugjatë. Libani, një vend me popullsi prej 4 milionë banorësh ka pranuar numrin m ë të madh të refugjatëve nga Siria. Guterres i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ofrojë ndihma materiale për Libanin. (Wang Xianya)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China