Presidenti kinez Xi Jinping takoi të dielën sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon, lidhur me situatën në Ukrainës. Xi, theksoi se kriza e Ukrainës po ushtron ndikime jashtë rajonit dhe kërkoi balancimin e interesave dhe marrjen parasysh të të gjitha palëve.
"Për momentin, më e rëndësishmja është gjetja e një projekti të përbashkët. Kina vlerëson ndërmjetësimin e sekretarit të përgjithshëm dhe përkrah OKB-në të luajë një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës së Ukrainës", tha presidenti kinez Xi Jinping.
Nga ana e tij Ban Ki-moon kërkoi zgjidhjen paqësore të krizës në Ukrainë, nëpërmjet dialogut. "Kina është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ka pozicion të rëndësishëm mbi këtë çështje. Dëshiroj të ruaj kontakte me palën kineze", theksoi Ban Ki-moon. (Zhang Yan/Leftion Peristeri)