Gjatë qëndrimit në Hollandë presidenti i Kinës Xi Jinping u takua me presidentin e Kazakistanit Nursultan Nazarbayev, me të cilin diskutoi rreth situatës aktuale dhe bashkëpunimit strategjik dypalësh. Kreu i shtetit i Kinës Xi tha se në samitin aziatik, që do të zhvillohet në maj në Pekin të dyja palët do të fokusohen në bashkëpunimin e ndërsjelltë tregtar, energjitik e bujqësor si dhe në situatën ndërkombëtare. Xi u shpreh se Kina dhe Kazakistani duhet të forcojnë bashkëpunimin në kuadër të konceptit të ri të sigurisë në Azi, në dobi të paqes dhe sigurisë.
Nga ana e tij presidenti Nazarbayev u shpreh se vizita e presidentit kinez Xi në Kazakistan, vitin e kaluar ka nxitur zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. "Kazakistani është partner i sinqertë i Kinës dhe uroj sukses për thellimin e reformës, duke dëshiruar forcimin e bashkëpunimit konkret", tha Nazarbayev. Ai vlerësoi përgatitjet e Kinës për samitin aziatik të muajit maj.
Të dy presidentët shkëmbyen mendime rreth situatës në Ukrainë dhe u shprehën se konflikti duhet të zgjidhet nëpërmjet dialogut. (Çang Çuo)