Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologia e tij e Republikës së Koresë u zotuan për të thelluar bashkëpunimin dypalësh dhe shtimin e shkëmbimeve për situatën në Gadishullin Korean.
Xi, i cili ndodhet në Holandë për Samitin e Sigurisë Bërthamore, tha se popujt e të dy vendeve do të përfitojnë nga bashkëpunimi dypalësh, si fqinjë të rëndësishëm për njëri tjetrin.
Të dy vendet duhet të ruajnë shkëmbimet e nivelit të lartë, shpejtimin e bisedimeve për zonën e tregtisë së lirë dhe arritjen e një marrëveshjeje sa më parë, tha Xi.
Nga ana e saj zonja Park, nënvizoi suksesin e bashkëpunimit dypalësh dhe falënderoi palën kineze për ndërtimin e një memoriali në kujtim Ushtrisë Çlirimtare të Koresë në qytetin e Xi'an-it.
Park bëri thirrje për shtuar vizitat reciproke të udhëheqësve të të dy vendeve, përmirësuar mekanizmat e dialogut strategjik ROK-Kinë dhe për të përfunduar negociatat dypalëshe për marrëveshjen e tregtisë së lirë sa më parë. (Leftion Peristeri)