PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Avionët luftarakë sirianë shkelin hapësirën turke
2014-03-24 09:22:57 CRI Komenti juaj Printoni

Në një deklaratë publikuar të dielën, ushtria turke njofton se avionët sirianë luftarakë kanë shkelur katër herë hapësirën ajrore, para se një avion luftarak i tipit F-16 të qëllonte njerin prej tyre. Në deklaratën e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë turke theksohet se dy avionë luftarakë sirianë MIG-23 janë paralajmëruar katër herë për afrimin e tyre 10 milje pranë kufirit hapësinor turk. Njeri prej avionëve u largua, ndërsa tre të tjerë iu afruan provincës kufitare Hatay, duke shkelur hapësirën ajrore turke, shton deklarata. Sipas deklaratës, avioni luftarak turk F-16 ka qëlluar avionin sirian MIG-23, i cili është rrëzuar më pas rreth 1.200 metra në brendësi të territorit sirian.

Ndërsa në një deklaratë të ushtrisë siriane, Turqia akuzohet për sulmin kundër avionëve brenda territorit sirian, si dhe për mbështetjen ndaj grupeve të armatosura terroriste. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China