Presidenti kinez Xi Jinping do të zhvillojë këtë fundjavë një turne vizitash në katër vende të Europës Perëndimore: Holandë, Francë, Gjermani dhe Belgjikë.
Gjatë qëndrimit në Holandë, presidenti kinez do të marrë pjesë në Samitin e Sigurisë Bërthamore në Hagë. Ai pritet të takohet aty me homologët e tij nga pesë vende, duke përfshirë edhe presidentin amerikan Barak Obama dhe presidenten e Koresë së Jugut Park Guen Hye.
Xi do të bëjë gjithashtu një ndalesë në selinë e UNESCO-s në Paris.