PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mbi 50% e armëve kimike siriane zhvendosen
2014-03-21 10:25:08 CRI Komenti juaj Printoni

Koordinatorja e posacme e grupit të përbashkët të Organizatës së ndalimit të armëve kimike dhe OKB-së, Sigrid Kaag deklaroi të enjten se mbi 50 %e armëve kimike të Sirisë janë transportuar jashtë vendit, ose janë asgjësuar. Sipas saj ky është një përparim në eleminimin e armëve kimike të Sirisë. Grupi i përbashkët i Organizatës së ndalimit të armëve kimike dhe OKB-ja përshëndetën këtë arritje dhe i bënë thirrje qeverisë siriane të vazhdojë punën me të njejtin ritëm.

Ndërkohë njoftohet se të enjten forcat qeveritare siriane kanë vënë nën kontroll qytetin strategjik Al Husn, që ndodhet në qendër të provincës Homs. Komanda e përgjithshme e forcave të armatosura të Sirisë deklaroi se me këtë veprim është prerë rruga e kalimit të terroristëve në kufirin mes Libanit dhe provincës Homs.(Du)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China