Banka e Investimeve e Emirateve të Bashkuara Arabe në një raport të ditëve të fundit ka njoftuar se ky vend kryeson listën, ku njerëzit e pasur dëshirojnë të investojnë, në rajonin e Gjirit Persik. Ndërsa në vendin e dytë të listës renditet Kina dhe Evropa.
Banka e Investimeve e Emirateve zhvilloi ditët e fundit një sondazh për njerëzit me kapital investimesh mbi 2 milionë dollarë amerikanë, në 6 vende të Gjirit Persik.
28% e të anketuarve zgjodhën për investime Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa 21% Kinën dhe Evropën, që ndodhen në vend të dytë. Në vendin e tretë në sondazh renditen SHBA-ja e India me 17%. (Çang Çuo)