Ministria e jashtme siriane njoftoi të mërkurën se SHBA-ja i ka kërkuar Sirisë që të ndalojë funksionimin e ambasadës dhe konsullatave të saj në këtë vend, duke shkelur Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore.
Sipas agjencisë siriane të lajmeve, në deklaratë thuhet se SHBA-ja nuk lejon ndryshimin e punonjësve diplomatikë sipas planit.
Departamenti amerikan i shtetit me anë të një deklarate njoftoi qeverinë siriane për mbylljen e ambasadës dhe konsullatave të saj në SHBA si dhe diplomatët sirianë, pa leje qëndrimi të përherëshme të largohen nga SHBA.
Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar, duke theksuar se veprimi i SHBA-së nuk do të ndihmojë zgjidhjen e krizës në Siri, por kjo nuk do të ndikojë në shkatërrimin e armëve kimike siriane. (Çang Çuo)