Gjatë bisedës të martën në qytetin italian të Milanos me përfaqësues të sipërmarrjeve kineze, ambasadori kinez në Itali Li Ruiyu tha se qarqet e ndryshme në Itali janë shumë entuziaste për bashkëpunimin me Kinën, prandaj kompanitë kineze duhet ta shfrytëzojnë këtë rast për të ngritur nivelin e bashkëpunimit me leverdi të ndërsjellë.
Li Ruiyu tha se qeveria e re italiane, që bëri betimin muajin e kaluar, i kushton rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve me Kinën dhe, njëkohësisht, edhe një sërë reformash që do të zbatohen në këtë vend do të ushtrojnë ndikim pozitiv për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar midis Kinës dhe Italisë. Pala kineze pret që reformat në Itali të japin rezultate konkrete.
Ambasadori Li vuri në dukje se shkëmbimet ekonomiko-tregtare ndërmjet Kinën e Italisë janë në mëkëmbje e sipër. Ai shprehu shpresën se kompanitë kineze në Itali do të gjejnë objekte bashkëpunimi me palën italiane në fushat e mjedisit, të sigurisë ushqimore, të shëndetësisë e të energjisë së përtëritshme, dhe do të zgjerojnë më tej fushat e bashkëpunimit nëpërmjet mënyrave të reja. (Wang Lei/Artani)