PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OKB-ja: Dhuna në Siri nuk po shfaq shenja uljeje
2014-03-19 09:42:18 CRI Komenti juaj Printoni

Dhuna në Siri nuk po tregon shenja uljeje. Kështu del nga një raport i fundit i Kombeve të Bashkuara, i bazuar në një hetim të Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimeve mbi Sirinë.

Duke u mbështetur në qindra intervista e prova të mbledhura në periudhën nga mesi i korrikut të vitit të kaluar deri në janarin e sivjetshëm, grupi i ka deklaruar Komisionit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së se civilët vazhdojnë të jenë viktima të akteve terroriste.

Në raport vihet në dukje se shpërthimet që kanë pasur shënjestër civilët nga grupet e armatosura joqeveritare, kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe viktima në të gjithë Sirinë.

Raporti thekson gjithashtu se këto grupe, si pro-, ashtu edhe antiqeveritare, nuk kanë frikë se do të shpallen përgjegjës për veprimet e tyre.

Dokumenti i OKB-së u rekomandon vendeve që kanë ndikim mbi të dy palët t'i sjellin ato në tryezën e bisedimeve. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China