PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ekonomia e vendeve të G20-s rritet me 2.8 % në 2013-n
2014-03-18 09:31:24 CRI Komenti juaj Printoni

Vëllimi i përgjithshëm i Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendeve të G20-s vitin e kaluar u rrit me 2.8 %, 0.1 pikë përqindjeje më pak se në vitin 2012. Kështu del nga të dhënat e publikuara të hënën nga Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik.

Në tremujorin e 4-t të vitit 2013, GDP-ja e vendeve të G20-s u rrit 3.3 %, 0.4 % më shumë në krahasim me tremujorin e tretë. Rritjen më të madhe e ka pasur ekonomia kineze, me 7.7 %, ndërsa Italia njohu rënien të madhe ekonomike, me 0.9 %.

Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik parashikon se në një periudhë afatshkurtër ekonomia botërore do të vijojë të ruajë rritjen e lehtë, ekonomitë kryesore të zhvilluara do të vazhdojnë rritjen e qëndrueshme, ndërsa ekonomitë në zhvillim, me përjashtim të Kinës, do të ruajnë nivelin mesatar të rritjes. (Fang Xiaoyu/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China