PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Anijet kineze ndihmojnë në kërkimin e avionit të zhdukur, të afërmit në ankth
2014-03-17 10:30:16 CRI Komenti juaj Printoni

Televizioni Qendror i Kinës bën të ditur se një anije patrulluese kineze arriti në Gjirin e Singaporit dhe po shkon drejt ngushticës së Malakas, për të marrë pjesë në kërkimin e aeroplanit të zhdukur të "Malaysia Airlines".

Tetë anije kineze janë përfshirë në operacionin e kërkimit të aeroplanit të zhdukur.

Vëmendja është fokusuar tashmë te pilotët, pas deklaratës së kryeministrit malajzian se dikush që ndodhej në aeroplan ndërpreu me qëllim komunikimin me tokën dhe e shmangu aeroplanin nga itinerari i fluturimit pas nisjes së tij më 8 mars.

Ndërkohë, "Malaysia Airlines" ndaloi njoftimin e të afërmve të udhëtarëve në aeroplanin e zhdukur për gjendjen e fundit të hetimeve, pas kthimit të këtij rasti në një çështje penale. Të afërmve të udhëtarëve nga Kina u janë ofruar tre alternativa: të kthehen në shtëpi, të vazhdojnë të qëndrojnë në Pekin ose të fluturojnë në Malajzi për të pritur informacione të mëtejshme.

Një person me mbiemrin Chen, kushëriri i një biznesmeni 32-vjeçar që ndodhej në avionin e humbur, tha: "Familja jonë dëshiron vetëm të dalë e vërteta dhe të na tregojnë se si po zhvillohen punët e shpëtimit. Duam vetëm të dimë sa më parë ku ndodhen të afërmit tanë."

Në aeroplanin e zhdukur kishte 12 pjesëtarë ekuipazhi dhe 227 udhëtarë, duke përfshirë 154 kinezë. (Wang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China