Forcat qeveritare siriane shpallën të dielën se kanë marrë qytezën Yabrud në periferi të Damaskut.
Gazetarët raportuan nga Yabrud-i se në qytezë nuk kishte asnjë banor dhe se ndërtesat aty janë shkatërruar rëndë.
Yabrud-i, në veri të Damaskut, ka qenë një bastionet më të rëndësishme të opozitës, që e ka quajtur atë një zonë të papushtueshme nga forcat qeveritare.
Kjo qytetë ndodhet afër Aarsal-it të Libanit Lindor dhe u ka shërbyer kryengritësve për transportimin e armëve dhe materialeve.
Të dielën në mëngjes, opozita njoftoi se tërheqja nga Yabrud-i është strategjike. (Jiang Lei/Artani)