Pas mbylljes së sesionit vjetor parlamentar, kryeministri kinez Li Keqiang e nisi konferencën e shtypit duke thënë se Kina nuk do të heqë dorë nga përpjekjet për të gjetur avionin e humbur të Malaysia Airlines me 154 shtetas kinezë në bord, derisa të ketë një dritë shprese.
Më tej Li foli për korrupsionin, duke nënvizuar se Kina do të tregojë tolerancë zero.
"Kina është një vend nën shtetin e së drejtës. Pa marrë parasysh se kush është ai, dhe se sa i lartë është pozicioni i tij, në qoftë se ai shkel disiplinën e Partisë dhe ligjet e vendit, ai do të ndëshkohet, sepse të gjithë janë të barabartë përpara ligjit," tha Li.
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve kinezë dhe të huaj, kryeministri Li tha se Kina i kushton vëmendje të lartë të borxhit qeveritar dhe mban nën kontroll rrezikun. Ndërkohë ai shtoi se është caktuar një afat kohor lidhur me hartimin e rregullores mbi fondet bankare.
Qeveria kineze do të trajtojë marrëdhëniet midis qeverisë dhe tregut në mënyrë që t'i japë një shtysë të re ekonomisë dhe për të rritur kreativitetin dhe dinamizëm nga të gjitha anët.
Ekziston një nivel fleksibiliteti kur qeveria përcaktoi objektivin e rritjes të PPB-së këtë vit në rreth 7.5 për qind, tha Li, duke theksuar më tepër rëndësinë e vendeve të punës për publikun.
"Ne nuk jemi të preokupuar me rritjen e PBB-së. Rritja që ne duam është ajo që sjell përfitime reale për njerëzit," tha Li.
Në lidhje me marrëdhëniet me fqinjët, Li tha se Kina do të nxitet nga interesi i përbashkët për të zgjidhur mosmarrëveshjet me fqinjët. (Leftion Peristeri)