Komiteti i 12-të Kombëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK), organi më i lartë politik këshillimor në Kinë, përfundoi të mërkurën sesionin e vet vjetor.
Sesioni, i cili u hap më 3 mars, miratoi raportin e punës së vitit të kaluar të Komitetit të Përhershëm të Komitetit të 12-të Kombëtar të KKPPK-së, si dhe raportin e propozimeve të paraqitura nga anëtarët e Komitetit Kombëtar të KKPPK-së në sesionin e sivjetshëm.
Anëtarët kanë paraqitur më shumë se 1 000 propozime lidhur me thellimin e gjithanshëm të reformave në Kinë dhe rreth 1 000 propozime të tjera për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.
Rreth 1 500 propozime fokusohen në përmirësimin e mirëqenies së njerëzve, afro 600 në parandalimin e ndotjes dhe mbrojtjen ekologjike, dhe mbi 500 në modernizimin e aftësisë qeverisëse. (Artani)