PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
7 të arrestuar për rekrutimin e shqiptarëve për të luftuar në Siri
2014-03-12 10:09:04 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria arrestoi shtatë myslimanë të martën me dyshimin se janë përfshirë në rekrutimin e shtetasve shqiptarë për të luftuar në Siri me grupet rebele.

Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Eugen Beci dhe drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didi, raportuan se të ndaluarit akuzohen për rekrutimin e shtetasve për kryerjen e akteve terroriste, nxitje dhe propagandë për aktivitetet terroriste.

Beci informoi se forcat e policisë gjetën në shtëpinë e dy të dyshuarve, telefona celularë, një seri kontaktesh të llogarive bankare, disa libra fetarë, uniforma kamuflazhi, dy granata, një kallashnikov, katër karikatorë, qindra fishekë të kalibrit 7.62, një thikë si dhe dy radio dore.

Zyra e prokurorit tha se të dyshuarit kanë nxitur ideologjinë radikale për t'i rekrutuar më vonë njerëzit në luftën e grupeve rebele, gjë që është ndaluar nga Kombet e Bashkuara, ndaj ata janë të dyshuar për rekrutimin e shqiptarëve për të luftuar në Siri.

Qeveria shqiptare dhe liderët fetarë u kanë bërë thirrje besimtarëve të mos përfshihen në luftën e grupeve ekstremiste në Siri. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China