Zëvendësministri i jashtëm sirian Faisal Makdad, duke reaguar ndaj kritikave të opozitës dhe perëndimit për rikandidimin e Bashar al-Assad ka deklaruar se vetëm populli sirian mund të vendosë për procesin demokratik të vendit.
Mandati i Bashar al-Assad-it përfundon në korrik dhe parlamenti sirian po diskuton projektligjin për zgjedhjet. Nëse ai miratohet, zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen sipas ligjit të ri elektoral, ndonëse ende nuk është caktuar data e zgjedhjeve.
Bashar Al Assad ka shprehur dëshirën për pjesëmarrje në zgjedhje, duke përjashtuar mundësinë e ndarjes së pushtetit me opozitën.
Mesi i muajit mars shënon tre vjetorin e krizës siriane. (Wang Xianya/Eda Merepeza)