PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Itali, ekonomia sinjale pozitive
2014-03-12 10:05:09 CRI Komenti juaj Printoni

Agjencia Kombëtare e Statistikave e Italisë (Istat) paraqiti të martën një vlerësim paraprak se ekonomia e vendit ka regjistruar rritje në tremujorin e katërt të 2013-s pas më shumë se dy vjetësh rritje negative.

Istat deklaroi se GDP-ja u rrit me 0.1 për qind në periudhën tetor-dhjetor, krahasuar me tremujorin paraardhës. 

Që prej vitit 2000, barra fiskale në Itali është rritur me afro 3 për qind, ndërkohë që barra e taksave në BE ishte nën 0.5 për qind brenda së njejtës periudhë.

Kryeministri i ri italian Matteo Renzi është zotuar për shkurtim taksash në shifrën e 10 miliardë eurove si dhe nisjen e një plani për të luftuar papunësinë.

Burimet qeveritare, cituar nga agjencia e lajmeve ANSA, janë shprehur se fondet për reduktimin e taksave do të vijnë nga shkurtimet e shpenzimeve publike, një rënie në kostot e borxhit kombëtar si dhe një ulje e mundshme e shpenzimeve ushtarake. (Albana)
 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China