PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-tolerancë zero ndaj terrorizmit
2014-03-10 18:36:27 xinhua Komenti juaj Printoni

Aktet terroriste, si ai në stacionin hekurudhor në Kunming, do të ndëshkohen ashpër, theksoi të hënën kryetari i Gjykatës së Lartë të Kinës Zhou Qiang. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë raportit të veprimtarisë së Gjykatës së Lartë për vitin 2014, në sesionin e dytë të legjislaturës së 12-të të Asamblesë Popullore Kombëtare të Kinës. Ndër të tjera Zhou Qiang nënvizoi se gjykatat kineze do të punojnë për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe për të rritur besimin e qytetarëve tek siguria.

"Gjykatat do të dënojnë ashpër shkelësit e ligjit, të gjithë ata që cënojnë sigurinë kombëtare, veçanërisht ata që kryejnë akte terroriste, që përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe strukturat ushtarake në vend", tha Zhou para 3 mijë ligjvënësve, të pranishëm në Asamble. Në mbrëmjen e 1 marsit, si pasojë e një sulmi terrorist në stacionin hekurudhor të Kunming-ut, kryeqendër e provincës kineze Yunnan, humbën jetën 29 vetë dhe u plagosën 143 të tjerë. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China