Në raportin e punës të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës (AKPK) për vitin 2013, të mbajtur të dielën paradite në sesionin vjetor të AKPK-së, kryetari i këtij komiteti Zhang Dejiang përgjithësoi punët kryesore të bëra vitin e kaluar nga organi që ai drejton, duke paraqitur njëkohësisht detyrat kryesore për këtë vit.
Zhang Dejiang trajtoi në raport shtatë drejtime të punës së Komitetit të Përhershëm vjet. Lidhur me punët gjatë këtij viti, z. Zhang propozoi përmirësimin e nivelit të legjislacionit, shtimin e efektivitetit të kontrollit, forcimin e lidhjeve me jashtë etj. (Fani/Artani)