Kina ka bërë përparim të dukshëm në punën e saj legjislative gjatë vitit të kaluar, duke u fokusuar në përmirësimin e cilësisë së ligjeve të vendit, tha Zhang Dejiang, kryetari i Asamblesë Kombëtare Popullore, duke mbajtur të dielën raportin e punës për vitin 2013.
Zhang, nënvizoi se Komiteti i Përhershëm i Asamblesë, të cilin ai dhe e drejton, ndërmori hapa të rinj për të siguruar një fillim të mbarë të punës.
Ai theksoi se Komiteti i Përhershëm miratoi Ligjin e ri të Turizmit, për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm të tij, si dhe Ligjin për Sigurinë e Pajisjeve, për të garantuar procesin e prodhimit.
Ligjvënësit, theksoi Zhang, kaluan ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe rishikuan Ligjin Markave për të përmirësuar procedurat e regjistrimit të markës tregtare dhe sistemin e mbrojtjes për markat e mëdha.
Në të njëjtën kohë, Komiteti i Përhershëm miratoi ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit.
Zhang, tha se problemet mjedisore, si ndotja e ajrit, ujit dhe tokës, mbeten shqetësimet më të mëdha për publikun, por nënvizoi se mbrojtja e mjedisit është një detyrë urgjente, e ndërlikuar dhe që kërkon kohë të gjatë.
Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Kombëtare Popullore gjithashtu miratoi vitin e kaluar Ligjin për Vlerësimin e Pasurive, Ligjin e Procedurës Administrative, Ligjin për Mbrojtjen e Objekteve Ushtarake dhe atë të Sigurisë së Prodhimit. (Leftion Peristeri)