Me zhvillimin dhe ndryshimin e Kinës, kanë ndryshuar gradualisht struktura dhe fushat e investimeve të huaja. Kështu u shpreh të premten në Pekin ministri i Tregtisë i Kinës Gao Hucheng duke komentuar thëniet për "keqësimin e mjedisit të investimeve në Kinë". Sipas ministrit Gao, sondazhet kanë treguar që më shumë se 90 % e kompanive të huaja dëshirojnë të zgjerojnë investimet në Kinë.
Kreu i dikasterit kinez të tregtisë vuri në dukje se, për të tërhequr më tej investimet e huaja, Kina do të vijojë të përsosë mjedisin e investimeve duke mbrojtur interesat e ligjshme dhe të drejtat e pronësisë intelektuale të kompanive të huaja. (Fani/Artani)