Ministri i Tregtisë i Kinës Gao Hucheng tha të premten në konferencën e shtypit të organizuar gjatë sesionit të Asamblesë Kombëtare Popullore se Kina u bë vendi më i madh tregtar në fushën e tregtisë së mallrave dhe është partneri më i madh tregtar i mbi 120 vendeve. Ai shtoi se Kina do t'i trajtojë normalisht mosmarrëveshjet tregtare.
Gao Hucheng tha se vitin e kaluar, mosmarrëveshja tregtare midis Kinës e Europës mbi panelet diellore ishte me koston më të lartë në histori, në vlerën e mbi 20 miliardë dollarëve amerikanë duke ndikuar tek punësimi i 400 mijë njerëzve.
Ai tha se nëpërmjet zgjidhjes së mosmarrëveshjeve Kinë-Europë u nxorrën shumë mësime. Së pari zgjidhja duhet të realizohet nëpërmjet konunikimit dhe bashkëpunimit.
Lidhur me mosmarrëveshjet tregtare, Gao Hucheng tha se pala kineze do të bazohet në dy parime: së pari, do të respektojë të drejtat e ndërmarrjeve sipas normave të Organizatës Botëror të Tregtisë dhe së dyti do të forcojë bashkëpunimin me interes reciprok. (Çang Çuo/Albana)