Pas sulmit terrorist të 1 marsit në qytetin Kunming në jug të vendit, shpejtimi i hartimit të ligjit kundër terrorizmit është kthyer në një ndër temat më të nxehta në dy sesionet vjetore të organit suprem legjislativ dhe konsultativ politik, që po zhvillohen në Pekin.
Përfaqësuesi i Asamblesë Kombëtare Popullore dhe kryetari i provincës Yun'nan, Li Jiheng propozoi që përsosja e sistemit paralajmërues dhe e përballimit kundër terrorizmit të shtohet në raportin vjetor të punës së qeverisë për vitin 2014.
"Mëshira ndaj terrorizmit është kryrje e krimit ndaj popullit", shtoi z. Li.
Përfaqësuesja e Asamblesë, valltarja e njohur nga Rajoni Autonom i Singjian-Ujgurit, Dilnar Abdulla, tha se përsosja e ligjeve për të goditur terrorizmin është e domosdoshme për të ndihmuar popullin të njohë veprimet e terroristëve për përçarjen e vendit dhe për cënimin e jetës.
Ndërkohë, pjesëmarrësi i sesionit vjetor të Konferencës Konsultative Politike të Kinës, juristi Zhou Hanmin tha se ai do të paraqesë një mocion për shpejtimin e hartimit të ligjit kundër terrorizmit gjatë organizimit të këtij sesioni. (Zhang Yan)