PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina vlerëson progresin mes Iranit dhe ANEB-it
2014-03-06 10:48:32 CRI Komenti juaj Printoni

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare në Vjenë, Cheng Jingye, theksoi të mërkurën se Irani ka zbatuar masat përkatëse të arritura në nëntorin e kaluar me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), duke u angazhuar më tej. Ai e quajti këtë një hap pozitiv, por nënvizoi se duhen më shumë përpjekje për zgjidhjen e të gjitha problemeve.

Në fjalimin e tij në mbledhjen e Këshillit të ANEB-it, ai tha Kina shpreson se kjo organizatë do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv për zgjidhjen në mënyrë paqësore të çështjes bërthamore iraniane.

Cheng shtoi se Kina i qëndron gjithnjë mendimit se dialogu dhe bisedimet janë rruga e vetme e drejtë për zgjidhjen e këtij problemi. Ne, tha ai, kemi punuar dhe punojmë për nxitjen e zhvillimit të bisedimeve për paqen dhe kemi luajtur rol konstruktiv për nxitjen e procesit të bisedimeve mbi problemin bërthamor të Iranit. Kina do të japë 1.5 milionë juanë për zhvillimin e kontrollit bërthamor në Iran. (Du)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China