Koordinatorja e posaçme për mbikqyrjen e asgjësimit të armëve kimike të Sirisë, Sigrid Kaag deklaroi të mërkurën se afati për shkatërrimin tërësor të tyre në fund të qershorit, është i realizueshëm.
Shefja e Misionit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës për ndalimin e armëve kimike, e ngarkuar me heqjen e tyre nga Siria, e bëri këtë deklaratë pas raportimit me dyer të mbyllura për këtë çeshtje në Këshillin e Sigurimit.
Sipas Kaag "1/3 e armëve kimike të Sirisë janë hequr ose shkatërruar dhe statistika do të ndryshojë sipas veprimtarisë së misionit".
Gjatë ditëve në vijim pritet të arrijë në 40-41% heqja dhe shkatërrimi i armëve kimike nga Siria, shtoi Kaag.(Eda Merepeza)