Në Uashington nisën të martën negociatat 4 ditore për Marrëveshjen për investime kino-amerikane, njofton Ministria kineze e Tregtisë .
Në janar të këtij viti në Shangai u zhvillua raundi i 11-të i bisedimeve ku u diskutua rreth përmbajtjes thelbësore të këtij dokumenti.
Sipas Ministrisë së Tregtisë të Kinës, bisedimet aktuale do të fokusohen në mbrojtjen e interesave të investuesve, nxitjen e investimeve dypalëshe dhe zhvillimin e shëndetshëm të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare mes Kinës dhe SHBA-së. (Xu Guang)