PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Siria paraqet propozim të ri për heqjen e armëve kimike
2014-03-05 09:57:52 CRI Komenti juaj Printoni

Siria ka paraqitur një version të rishikuar të kërkesës së saj për transportimin jashtë territorit të armëve kimike përpara prillit 2014, ndërsa deklaroi e ka lëvizur mbi një të tretën e stokut të armatimit, tha të martën Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike.

Gjithashtu organizata tha se dy sasi të tjera të armëve kimike të Sirisë u larguan nga porti i Latakia-s, ndërsa gjatë javës pritet të transportohet një tjetër ngarkesë.

Ndërkohë, mësohet se Siria ka shkatërruar mbi 93 për qind të isopropanol-it, një fakt i cili është vërtetuar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike.

Në hapje të sesionit të Këshillit Ekzekutiv, drejtori i përgjithshëm i organizatës, Ahmet Uzumcu, tha se të gjitha mjetet e kërkuara nga Siria për largimin e armëve kimike janë dërguar sipas kërkesës së saj. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China