Presidenti kinez Xi Jinping e nxiti të mërkurën qendrën financiare të Kinës, Shangain, të vazhdojë rolin e vet udhëheqës në Reformën dhe Hapjen e vendit. Xi i bëri këto komente gjatë pjesëmarrjes të mërkurën në diskutimet me delegacionin e Shangait gjatë sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore.
Kreu i shtetit kinez u kërkoi zyrtarëve përkatës të bëjnë lëvizje të guximshme në Zonën e Tregtisë së Lirë të Shangait, të krijuar vitin e kaluar, si një test për thellimin e reformave të orientuar nga tregu. (Artani)