Në raportin e tij të punës së qeverisë të mbajtur para Asamblesë Kombëtare, numri një i qeverisë kineze tha se krimet e dhunshme të terrorizmit shkelin dinjitetin e ligjit dhe sfidojnë qytetërimin njerëzor.
Sulmi i së shtunës së kaluar në stacionin kryesor hekurudhor të Kunming-ut shkaktoi 29 të vdekur dhe 143 të plagosur.
Rreth 3 000 deputetë nga i gjithë vendi mbajtën një minutë heshtje për viktimat e këtij sulmi në mbledhjen e hapjes së sesionit vjetor të organit ligjvënës në Kinës. (Artani)