Kompanitë private kineze të eksportit vijuan të shtojnë vëllimin e mallrave gjatë vitit 2013, duke eksportuar në total 916.77 miliardë dollarë mallra, 19% më shumë. Ndërkohë importimi i këtyre kompanive arriti në 586.48 miliardë dollarë.
Megjithëse situata ekonomike ndërkombëtare nuk ishte pozitive në vitin 2013, Kina forcoi përkrahjen për kompanitë e tregtisë së jashtme, duke ofruar shërbime financiare dhe pakësimin e procedurave për eksport.
Sipas të dhënave për vitin 2013, tregtia e jashtme e kompanive private zuri mbi 40% të tregtisë së jashtme të përgjithshme të vendit.
Ndërkohë, qeveria kineze po inkurajon kompanitë private të investojnë jashtë vendit. (Xu Guang/Leftion Peristeri)