Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon ritheksoi të hënën rëndësinë e përfundimit të krizës gati 3-vjeçare në Siri përmes zgjidhjes paqësore dhe uljes përsëri së palëve në tryezën e bisedimeve.
Ban Ki-moon tha një konference shtypi se ai kishte mbajtur një diskutim të gjatë me të dërguarin e përbashkët Lakhdar Brahimi të dielën, dhe duke pasur parasysh progresin e paktë të arritur në dy raundet e para të konferencës Gjenevë II për konfliktin sirian.
Kreu i OKB-së ia atribuoi mungesën e përparimit, angazhimit jo konstruktiv të të dy palëve në dialog.
Ai theksoi urgjencën për të vazhduar konferencën e Gjenevës dhe nevojën për të mbajtur raundin e tretë sa më shpejt që të jetë e mundur, por ai nuk mundi të japë datën e saktë të raundit të ri të planifikuar. (Leftion Peristeri)