Caktimi i ditëve kombëtare në Kinë për të kujtuar fitoren në luftën ndaj japonezëve dhe Masakrën e Nankinit, është një paralajmërim i fortë për vizitën e kryeministrit dhe zyrtarëve japonezë në tempullin "Yasukuni", thekson profesori i shkencave politike i Universitetit të Nju Jorkut, Xiong Jie.
Ai thekson se këto ditë do të shërbejnë për të kujtuar heronjtë kinezë të luftës antijaponeze dhe shpirtrat e katër milionë ushtarëve e 18 milionë civilëve të pafajshëm, si dhe për të kujtuar 200 mijë civilët e pafajshëm të Nankinit.
Përveç kësaj, këto masa mund të shërbejnë edhe si këshilla për qeverinë japoneze, ku ndërsa liderët e saj vizitojnë tempullin "Yasukuni", liderët e qeverisë kineze mund të vizitojnë Memorialin e Masakrës së Nankinit. (Xu Guang/Leftion Peristeri)