Një pjesë tjetër e arsenalit sirian të armëve kimike u largua të mërkurën, pas përpjekjeve të vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar për t'i shkatërruar ato, njoftuan Kombet e Bashkuara.
Sigrid Kaag, koordinatore e përbashkët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike dhe Kombeve të Bashkuara, tha se lënda e larguar është mustardë sulfuri, i njohur gjerësisht si 'gaz mustardë'.
Kaag nënvizoi se largimi i kësaj sasie është një hap i rëndësishëm për shkatërrimin e të gjithë arsenalit të lëndëve kimike të Sirisë.
Ajo shtoi se misioni i përbashkët do të përfundojë transportimin e sigurtë dhe në kohën e përcaktuar falë përpjekjeve sistematike. (Leftion Peristeri)