PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina apelon për zgjidhje politike në Siri
2014-02-26 10:05:08 CRI Komenti juaj Printoni

Zv/përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara Wang Min tha të martën se për të përmirësuar gjendjen humanitare në Siri, duhet të nxitet më tej zgjidhja politike e problemit në vend. Ai e bërë këtë deklaratë në mbledhjen e posaçme të Asamblesë së OKB-së mbi gjendjen humanitare në Siri.

"Palët e ndryshme siriane duhet të marrin pjesë aktive në Konferencën Gjenevë II, të ndalet sa më parë dhuna dhe të koordinohen përpjekjet me OKB-në dhe komunitetin ndërkombëtar, për të zvogëluar divergjencat dhe për të shtuar besimin reciprok," tha Wang Min.

Duke iu referuar qëndrimit të Kinës, Wang Min shtoi se që nga fillimi i krizës në Siri, qeveria kineze ka ofruar shumë ndihma humanitare për popullin sirian dhe refugjatët në Jordani, Liban dhe Turqi.

"Në të ardhmen, do të vazhdojmë të ofrojmë ndihma humanitare për sirianët e prekur nga kriza," tha Wang. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China