Filluan përgatitjet për sesionin vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, nën drejtimin e sekretarit të përgjithshëm, Zhang Dejiang.
Pjesëmarrësit do të kryejnë mbikëqyrjen e dokumenteve, si raportin e punës të komitetit të përhershëm të Asamblesë Popullore për vitin e kaluar dhe axhendën të sesionit vjetor që do të mbahet në fillim të marsit.
Në këtë sesion do të dëgjohen shpjegime për krijimin e Ditës Përkujtimore të Fitores së Luftës kundër Agresorëve Japonezë dhe Ditës Përkujtimore për Viktimat në Masakrën e Nankinit, kryer nga japonezët gjatë Luftës së Dytë Botërore. (Zhang Yan)