Thursday  Apr 10th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
PKK-ja: Të thellohen reformat 
2014-02-25 10:21:47 CRI Komenti juaj Printoni
Pjesëmarrësit e një mbledhjeje të Partisë Komuniste të Kinës ritheksuan të hënën rëndësinë e thellimit të reformave.

Në mbledhjen e drejtuar nga sekretari i përgjithshëm i Partisë, Xi Jinping, anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë, diskutuan lidhur me raportin e punës qeveritare, që do të dorëzohet për shqyrtim në sesionin vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore në fillim të marsit.

Pjesëmarrësit ranë dakord që në të ardhmen qeveria do të vijojë me zbatimin e politikave fiskale pro-aktive dhe ato të matura monetare. Ndërsa, politikat e makrokontrollit duhet të stabilizohen për të siguruar rritjen ekonomike në një nivel të përshtatshëm në bazë të ngritjes së cilësisë dhe të efektivitetit.

Në këtë mbledhje, kërkesa e brendshme u përcaktua si "motori kryesor" i nxitjes së rritjes ekonomike. Gjithashtu u theksua edhe rëndësia e modernizimit të bujqësisë, mbrojtjes së mjedisit, luftës kundër ndotjes së ajrit, reformën e sistemit të sigurimeve shëndetësore, urbanizimit, zhvillimit të arsimit, si punën e qeverisë në vitin tjetër në favor të përmirësimit të standardit të jetesës. (Zhang Yan)

Mrekulli
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China