PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina kundërshton ashpër takimin Obama-Dalai Lama
2014-02-22 10:42:07 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.ministri i Jashtëm i Kinës Zhang Yesui thirri të premten të ngarkuarin me punë të ambasadës së ShBA-së në Kinë Daniel Kritenbrink për t'i shprehur pakënaqësinë e thellë për takimin e presidentit amerikan Barak Obama me Dalai Lamën, pavarësisht kundërshtimit të fortë të Kinës.

Sipas Zhang-ut, kjo është një ndërhyrje e rëndë në punët e brendshme të Kinës dhe shkelje serioze e normave themelore që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare, duke dëmtuar rëndë marrëdhëniet Kinë-ShBA.

Tibeti është një pjesë e patjetërsueshme territoriale e Kinës dhe një çështje e brendshme e Kinës, dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë, theksoi numri dy i diplomacisë kineze.

Kina kundërshton në mënyrë të vendosur që çfarëdo vendi i huaj të lejojë vizitën e Dalai Lamës dhe është kundër takimit të çdo personaliteti të lartë me Dalai Lamën.

Zhang i kërkoi SHBA-së që të mbajë seriozisht parasysh qëndrimin e Kinës dhe të respektojë angazhimin e vet për njohjen e Tibetit si pjesë e Kinës dhe të kundërshtojë "pavarësinë e Tibetit". Ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të ndërmarrin menjëherë veprime konkrete për të ndaluar ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës dhe për të rifituar besimin e qeverisë dhe popullit kinez. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China