PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
MJK: Kina kundërshton me vendosmëri takimin Obama-Dalai Lama
2014-02-22 10:02:28 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës (MJK) Qin Gang iu përgjigj të premten pyetjeve të gazetarëve mbi takimin jozyrtar midis presidentit amerikan Barak Obama dhe Dalai Lamës.

Qin Gang tha se Tibeti është një pjesë e pandashme territoriale e Kinës dhe çështja e Tibetit është një çështje e brendshme e Kinës dhe asnjë vend nuk ka të drejtë të ndërhyjë në të. Dalai Lama është figurë politike në mërgim, që nxit separatizmin nën emrin e fesë. Lejimi nga pala amerikane i vizitës së Dalai Lamës në SHBA dhe takimi me udhëheqësin amerikan përbën një ndërhyrje të rëndë në punët e brendshme të Kinës dhe shkel premtimin e bërë nga pala amerikane për ta njohur Tibetin si pjesë territoriale të Kinës dhe për mos përkrahjen e "pavarësisë së Tibetit". Ky veprim është po ashtu shkelje e normave të marrëdhënieve ndërkombëtare, duke dëmtuar rëndë marrëdhëniet kino-amerikane, prandaj pala kineze shpreh zemëratë të fortë dhe kundërshtim të vendosur, tha Qin

Zëdhënësi i diplomacisë kineze u shpreh po ashtu se Pekini e nxit palën amerikane të marrë parasysh marrëdhëniet dypalëshe, të ndalojë përkrahjen e forcave të "pavarësisë së Tibetit" dhe ndërhyrjen në punët e brendëshme të Kinës, si edhe të marrë masa për të zhbërë ndikimet negative të këtij veprimi, me qëllim që të mos dëmtojë më tej marrëdhëniet kino-amerikane. (Fang Xiaoyu/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China