Pekini lehtësoi politikën e tij të planifikimit familjar të premten, duke u lejuar çifteve të kenë një fëmijë të dytë nëse të dy bashkëshortët janë fëmijë të vetëm.
Amendamenti përkatës u miratua në mbledhjen e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore të Pekinit. Qeveria vendore ndërkohë është zotuar të përmirësojë kushtet e spitaleve, shkollave fillore dhe mbrojë të drejtat e grave gjatë lejes së lindjes.
Ky është një ndryshim i rëndësishëm i politikës së planifikimit familjar i vendosur tri dekada më parë.
Përvec Pekinit, Tianjini dhe provincat Zhejiang, Jiangxi dhe Anhui e kanë ndryshuar gjithashtu politikën në fjalë. (Leftion Peristeri)