PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, tregu më i madh i arit në botë në 2013-n
2014-02-19 11:11:04 CRI Komenti juaj Printoni

Kina u bë tregu më i madh i arit në botë për herë të parë në vitin 2013, thuhet në "Raportin e prirjeve të kërkesës për ar" të publikuar të martën nga Këshilli Botëror i Arit me qendër në Londër.

Sipas raportit, kërkesa për ar në Kinë vjet shënoi shifrën rekord prej 1 066 tonësh, me një rritje vjetore 32 për qind.

Rritja e kërkesës së konsumatorëve për ar lidhet kryesisht me uljen e theksuar të çmimeve në tremujorin e dytë.

Në shkallë globale, kërkesa për ar në vitin 2013 ra me 15 për qind krahasuar me vitin 2012.

Shtetet e Bashkuara janë vendi që zotëron sasinë më të madhe të arit në botë me 8133.5 tonë, ndërsa Kina renditet e 6-ta me 1054.1 tonë.

"Ende e shohim Kinën në rrugën e zhvillimit afatgjatë dhe ajo patjetër do të japë një kontribut të madh në treg sivjet, dhe ka shumë gjasa të vijojë të jetë tregu më i madh i arit në botë deri në fund të vitit," u shpreh Marcus Grubb, menaxheri për investimet në Këshillin Botëror të Arit. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China