PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Damasku kërkon përfaqësimin e plotë të opozitës siriane në Gjeneva II
2014-02-19 11:00:37 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i parlamentit të Sirisë Gihad Laham e vuri theksin të martën në përfaqësimin e plotë të opozitës siriane në bisedimet e paqes të konferencës Gjeneva II, bëri të ditur agjencia zyrtare e lajmeve SANA.

"Ne këmbëngulim për pjesëmarrjen e opozitës kombëtare brenda dhe jashtë vendit në dialog, të atyre që kanë dëshmuar se duan të arrijnë një zgjidhje politike për ta shpëtuar Sirinë nga shkatërrimi i mëtejshëm," tha Laham.

Kryeparlamentari sirian e akuzoi Koalicionin Kombëtar Sirian të mbështetur nga Perëndimi, grupi kryesor opozitar në mërgim, se nuk ka aftësinë për të marrë vendim pa pyetur më parë ShBA-në.

Koalicioni Kombëtar Sirian ka marrë pjesë në dy raundet e para të dialogut me qeverinë siriane në Gjenevë, teksa janë përjashtuar grupet e tjera të opozitës brenda vendit. Këto të fundit kanë kërkuar një përfaqësim të barabartë në bisedimet e Gjenevës II, me qëllim që sipas tyre kjo konferencë të arrijë rezultate pozitive.

Qeveria siriane dhe Koalicioni Kombëtar Sirian kanë rënë dakord për të zhvilluar raundin e tretë të bisedimeve, por data nuk është shpallur ende. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China