PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rinisin trazirat në kryeqytetin ukrainas Kiev
2014-02-19 10:04:19 CRI Komenti juaj Printoni

Trazirat kanë shpërthyer përsëri në kryeqytetin e Ukrainës Kiev të martën paradite, kur protestuesit u përleshën pranë ndërtesës të parlamentit me policinë. Gjatë përleshjeve që zgjatën deri natën vonë, të paktën 18 veta kanë vdekur, prej të cilëve 11 civilë dhe 7 policë.

Sipas autoriteteve, një pjesë e demonstruesve ishin të armatosur dhe kanë qëlluar mbi policinë. Ministria e Brendshme e Ukrainës njoftoi të martën për 7 policë të vrarë dhe 298 të tjerë të plagosur. Ndërkohë, mediat lokale bëjnë të ditur se shumica e 11 civilëve të vrarë janë demonstrues, ndërsa një ishte punonjës në selinë e partisë në pushtet.

Protestat antiqeveritare në Kiev nisën muajin e kaluar, por përmasa dhe niveli i dhunës në to kanë qenë mjaft më të vogla se tani. (Xu Guang/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China