PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina bën thirrje për vazhdimin e negociatave për Sirinë
2014-02-17 20:47:36 CRI Komenti juaj Printoni

Kina u bëri thirrje të hënën palëve ndërluftuese në Siri për të mbështetur përpjekjet për ndërmjetësim të të dërguarit të posaçëm Lakhdar Brahimi, dhe për të vazhduar negociatat.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying tha se negociatat e Gjenevës janë një proces i vazhdueshëm, i cili kërkon që qeveria e Sirisë dhe opozita të ndërtojnë gradualisht besimin dhe për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjet e tyre.

"Ne nuk mund të presim të gjitha problemet të zgjidhen nga një ose dy konferenca," shtoi ajo.

Raundi i dytë i konferencës 'Gjeneva II' përfundoi të shtunën pa rezultate konkrete, ndërsa një raund i tretë thuhet se u ra dakord.

Kina i bëri thirrje gjithashtu komunitetit ndërkombëtar të bëjë më shumë për të promovuar negociatat dhe për të krijuar një mjedis të favorshëm, shtoi zëdhënësja. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China